Basha: Spitalet në kolaps nga pandemia! Rama e prezanton me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve
Menaxhimi i pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare ka future në debat politik kryeministrin Edi Rama me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Sipas liderit të opozitës kreu i qeverisë po e çon vendin drejt një kaosi me qëllimin e vetëm që të mos heqë dorë nga politikat klienteliste të inceneratorëve dhe
Basha: Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Gjithashtu një ditë më parë, në bashkëbisedim me gazetarët, lideri i opozitës ka quajtur fasadë të Edi Ramës të gjithë ekspertët e task-forcës, të cilët nuk i kërkojnë Ministrisë së Shendetësisë bërjen e një numër më të lartë të tamponëve për të gjurmuar të prekurit me Covid-19.
Këtyre akuzave shefi i qeverisë i është përgjigjur me anë të një video, me të cilën i prezanton Bashës ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid 19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër armikut të padukshëm.