AMC shpall fituesit për programin “Inovacioni vjen nga ju”
Kompania e telefonisë celulare AMC ka prezantuar fituesit e programit të saj “Inovacioni vjen nga ju”. Ky program ka në fokus mbështetjen ndaj Universiteteve publike për përmirësimin e ambienteve dhe proçesit mësimor.Programi ishte konceptuar si një konkurs midis fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe synimi ishte motivimi i studentëve dhe profesorëve për të qënë ata promotor të ndryshimit. Kryetari i komisionit vlerësues, Gudar Beqiraj, shprehu vlerësimin për nismën, pasi vë në lëvizje studentët dhe akademikët.Ndërsa menaxherja e AMC, Ornela Bego, u shpreh e kenaqur me masivitetin dhe larminë e prurjeve dhe cilësinë e tyre.Nga 22 aplikimet e sjella nga studentët, dy u zgjodhën fitues, projekte të cilat do të vihen në zbatim kjo falë AMC dhe bashkëpunimit me studentet dhe UT.