U hiqet liçenca nga QKL, 12 kompani të vajrave të përdorur s’zbatuan ligjin

Qendra Kombëtare e Liçensimit pezullon lejen mjedisore për 12 kompani të “grumbullimit të vajrave të përdorura dhe subjekte, të cilat trajtojnë këto mbetje". Sipas njoftimit të QKL-së në bazë të dokumentacionit të paraqitur konkretisht i është pezulluar leja mjedisore 5 kompanive dhe është revokuar leja për 7 kompani të tjera të cilat operojnë në të gjithë vendin.Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, e cila ka për kompetencë kontrollin e përmbushjes së detyrimeve ligjore të këtyre kompanive që merren me grumbullimin e vajrave të përdorura apo i trajtojnë ato.Natyrisht para marrjes së këtij vendimi organi kompetent, ka urdhëruar ripërmbushjen e kritereve apo ndreqjen e shkeljeve të detyrimeve, brenda një afati të arsyeshëm por një gjë e tillë nuk është realizuar prej këtyre kompanive.Në këtë mënyrë Qendra Kombëtare e liçensimit referuar sa më sipër, si dhe në bazë të shkresës me Nr.3971 Prot, datë 20.05.2013, të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ,cila njofton urdhërin e pezullimit / revokimit të lejes mjedisore të titullarit. Kështu sipas të dhënave i është pezulluar leja kompanive:1. "Iridian & Kadeli" , Shëngjin 2. "Euroferris", Vlorë 3. "Rada Oil Industry, Durrës 4. "Bankers Petroleum Albania Ltd", Fier 5. "Pastrimi detar", DurrësNdërkohë që 7 kompanive të tjera i është revokuar leja duke i dhënë mundësi që të mundohen të plotësojnë kushtet e kërkuara nga ligji.Revokimi i është bërë kompanive:1. "Bitum Natural Tekno Albania", Tiranë 2. "Eurodrin Trading", Kavajë 3. "AM-OiL", Lushnje 4. " Tot Trading in Oil & Transport", Lushnje 5. "Impuls-95", Elbasan 6. "Ylli Petrol", Fier 7. "Jura Oil", ElbasanKy kontroll i Ministrisë së Mjedisit, pyjeve dhe administrimit te ujrave ka ardhur pas miratimit të lejes së prodhimit dhe të riciklimit të vajrave të përdorura në vendin tonë nga kompani të cilat duhet të përmbushin standartet e kërkuara nga ligji me synimin për të mbrojtur nga ndotja mjedisin.Vajrat që do të përfshihen në prodhim dhe riciklim përfshijnë vajrat lubrifikante, të lëngshme apo gjysmë të lëngshme, me bazë minerale apo sintetike.Prodhuesit e vajrave, ku përfshihet dhe rigjenerimi i tyre do të kenë detyrën të investojnë dhe në fushatat sensibilizuese për ruajtjen e mjedisit, apo dhe në forma të tjera të pastrimit të këtyre mbetjeve.Ligji detyron kompanitë të sensibilizojnë për zonat e rrezikut dhe të lajmërojnë për efektet potenciale në shëndet dhe në mjedis të substancave të përdorura në vajra. Gjithashtu duhet të hartojnë rregullat për mos'hedhjen e mbetjeve të vajrave si mbetje të pandara shtëpiake/inerte dhe nevojën për grumbullimin e veçuar të tyre për të lehtësuar trajtimin dhe riciklimin.