Gjimnazistët kryeqytetas sfidojnë njëri-tjetrin në art, shpallen fituesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2013, 16:28
Finalja e kampionatit artistik ndermjet shkollave te mesme te kryeqytetit ka vënën përball njëra-tjetrës trupat artistike të gjimnazeve të Tiranës në zhanrin këngës, aktrimit dhe kercimit. Talentet e reja nga këto shkolla interpretuan mes emocioneve të shumta duke shndërruar në yje të skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit.I pranishëm ne këtë eveniment artistik ka qene edhe qytetari i pare i Tiranes, Lulzim Basha. Kryebashkiaku edhe me heret ka vleresuar rendesine per organizmin e aktiviteteve sportive dhe artistike ndermjet shkollave te kryeqytetit si një kulture e re e perfshirjes së të rinjve, për ta kthyer në traditë organizmin e kampionateve mes shkollave të mesme.