ADK, Preka takim në Pezë Helmes : Do vazhdoj të ndihmoj qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2013, 16:36
Ana Preka, kandidatja për deputete e Aleancës Demokristiane në Tiranë, siguron se do të ndihmojë qytetarët siç ka bërë dhe më parë.Preka theksoi se nuk ndjek shembullin e kryetares së Kuvendit me Shkodrën, pasi mendon për banorët e kryeqytetit dhe jo për veten. ADK sipas Prekës do ti japë zgjidhje problemit të punësimit për të rinjtë dhe për emigrantët e kthyer në atdhe.Ana Preka dhe Nikolin Kurti, përkatësisht numri 1 dhe 2 i listës së kandidatëve për deputete në qarkun e Tiranës përfaqësues të ADK, zhvilluan një takim të enjten me banorët e Pezë Helmes.