PD: DASH vërteton se korrupsioni i qeverisë largon investitorët

Duke ju referuar raportit tëDepartamentit Amerikan të Shtetit, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se e kazhytur vendin në varfëri dhe e ka kthyer ne vendin më të korruptuar në Europë.Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se korrupsioni i qeverisë në ikje largoninvestitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët.

Partia Demokratike reagoi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e rëndit Shqipërinë njëndër vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se kjoqeveri e ka zhytur vendin në varfëri.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se korrupsioni i qeverisë në ikjelargon investitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët.

Tabaku: Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarëtnuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria mepozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhekrahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikaneduhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon.

Në 7 vite, thotë Tabaku,  kjoqeveri i ka mbyllur shqiptarët në burgun e oligarkisë.

Tabaku: Raportithekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat ikorrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësorendaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve tëpartnerëve strategjikë të vendit. Ne nuk premtojmë mrekulli, por gjëra tëthjeshta. Do ta kthejmë ekonominë në normalitet dhe në funksion të qytetarëve.Kjo do t’u japë mundësi qytetarëve të punojnë këtu dhe jo të largohen memijëra, siç ka ndodhur këto 7 vjet.

Ish-deputetja demokrate tha se shumica e heshtur e shqiptarëve, e atyreqë nuk e harrojnë dhe as gënjehen nga premtimet boshe të Ramës në zgjedhjet e25 prillit,  do t’i japin goditjen mevotë njeriut të oligarkëve dhe krimit të organizuar.