Aksident në Fushë Krujë, policia arreston 43-vjeçarin. Në pranga edhe 24-vjeçari në Durrës

Policia e Qarkut Durrës kanë vënë në pranga një 43 dhe24-vjeçar.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, 43-vjeçari, në rrugëndytësore Borizanë - Fushë  Krujë, dukedrejtuar mjetin "Volkswagen", është përplasur me mjetin tip"Ford", me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janëlënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin emjekëve.

Ndërsa 24-vjeçari është arrestuar në lagjjen nr.14 tëqytetit bregdetar teksa drejtonte motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore tëPolicisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, pasi nërrugën dytësore Borizanë - Fushë  Krujë,duke drejtuar mjetin "Volkswagen", është përplasur me mjetin tip"Ford", me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janëlënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin emjekëve.

L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14,Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën paleje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, përveprime të mëtejshme.