Rikthimi i kazinove, Vasili: Rama shkeli premtimin se do rikthente burrat dhe djemtë në shtëpi

Vendimi i qeverisë për rikthimin e kazinove në qendërtë Tiranës pas mbylljes së bujshme të tyre ka sjellë edhe reagimin e kampitopozitar.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kritikuar rikthimin  e kazinove.

Në deklaratë për mediat, nënkryetari Petrit Vasili solli në vëmendje deklaratën e Ramës kur thoshtese bixhozi çonte 700 milion dollarë te llumi, por nga ana tjetër ai i riktheu ato.

Deklarata e plotë e Vasilit

Qeveriashqiptare në datën 2 shtator ka miratuar rivendosjen e kazinove, pra tëbixhozit në zemër të Tiranës. Në rrugët që përcaktohen në vendimin e Këshillittë Ministrave, që janë që nga Rruga e Barrikadave, rruga “Dedë Gjo Luli”, rruga“George Bush”, rruga “Ibrahim Rugova”, pra që nga ngjitur me bulevardinqendror, përballë parlamentit të kumarxhinjve, zemra e Tiranës tashmë ështësërish me bixhoz.

Unëjam i detyruar përpara jush që ti kujtoj qytetarëve në mënyrë që asnjëri prejtyre të mos harrojë se kush është Edi Rama dhe si në mënyrë sigurisht të pacipëi ka gënjyer ata, po kujtoj që Edi Rama lidhur me bixhozin ka thënë as më shumëdhe as më pak që ‘ky bixhoz çonte 700 milion dollarë te lumi dhe te llumi’,është shprehur kohë më parë. Gjithashtu është shprehur përpara popullitshqiptar që në datën 1 janar, me rastin e vitit të ri kur ai do të ndërmerrtembylljen e bixhozit, do t’u rikthente burrat dhe djemtë familjeve dhe grave nështëpi.

Ishtepikërisht ky njeri, i cili nuk hezitoi të përdorë e të marrë ndihmë në mënyrëtë pacipë, duke u bërë njeri që blasfemonte, pra që bënte gjynah të madh, pasiguxoi të përdorë edhe Kuranin pa kuptim, pa asnjë lidhje në funksion tëinteresit të tij politik.  Dëgjojeniqesharakun Edi Rama se ç’ka thënë lidhur me bixhozin dhe kumarin, e si e kalidhur edhe në mënyrë të pacipë me një gjë kaq të shenjtë siç është për besimindhe besimtarët Kurani. Ju ftoj të nderuar qytetarë të ndiqni videon, e cilatregon qartë se cili është Edi Rama me gojën e tij.

Tënderuar qytetarë, kjo video flet vetë.Me gjithë atë shkojmë dhe më tej. Ka qenëpo ky kryeministër apo ky biçim kryeministri që thoshte publikisht në një mediatjetër në Neës 24 dhe thoshte: “Nga e gjithë mbledhja e informacionit që nekemi bërë për bixhozin përpara se të merrnim hapin final”, pra që t’i mbyllte,“pamë që pjesë të këtyre burimeve që financojnë bixhozin dhe të tërë këtëindustri në Shqipëri janë burime të dyshimta, e në rastin më të keq, burimekriminale”.Pra burimet që sipas kryeministrit që financojnë bixhozin janë tëdyshimta dhe kriminale , pohon me gojën e tij.

Njëherazine kemi dëgjuar, sigurisht para mediave, në ditët në vijim do të ua kujtojmë tëgjithëve vazhdimisht me video, më mirë të dëgjoni se çfarë ka thënë, ne do  të komentojmë me pak fjalë ato që ka thënëvazhdimisht. Ka treguar e është shqetësuar që nuk po bënte dot përpara për tambyllur bixhozin se vijnë kërcënime nga burgu 313 deputetëve, disa prej tyre tëngjitura dhe në shkallët më të larta të qeverisë dhe kjo gjë e pengonte, nuk e lejonteqë ligji të ecte përpara.

Posot kush e kërcënon Edi Ramën? Apo kush ia mbush xhepin Edi Ramës që e bën tëhapë kazinotë mu në zemër të Tiranës? Përpara të gjithë qytetarëve serioz tëndershëm dhe pa asnjë rëndësi se cila është preferenca e tyre partiake apopolitike në zgjedhje, janë 3 pyetje të mëdha. A mund të besohet dhe a mund tëpranohet si kryeministër më një kryeministër i cili shpërdoron Kuranin, pra uthotë Shqiptarëve që një gjë që e ndalon dhe feja ua vë në qendër të Tiranës,që një gjë që lidhet me para të dyshimta dhe kriminale do rrijë në qendër tëTiranës, një aktivitet të cilën mala vita, të burgosurit e rrezikshëm e 313-ësqekan interesuar ta mbajnë në zemër të Tiranës, këtyre 3 interesave u shërben,u vë shqiptarëve një gjë që feja e dënon dhe që është kriminale në mes tëTiranës, ku ishte po ky që vendosi ti largonte në periferi, madje t’jua jepteekskluzivitetin vetëm hoteleve me 4 apo 5 yje. Cilat qenë këto 5 thasë me paraqë lindin nga bota e krimit se vetë e kanë thënë që ju mbushën xhepat dhe idetyroi ti vendoste mu në zemër të Tiranës, ku vajtën çjerrjet e gjoksit të EdiRamës, ku vajtën afirmimet e analistëve të paguar prej tij që bërtisnin dhebuçisnin për gjoja një veprim historik të Edi Ramës.

Mepak fjalë të nderuar qytetarë edhe më i fundit qytetar edhe ai më indiferenti ekupton se çfarë kryeministër të kapur nga krimi kemi në njërën anë dhe nëpikëpamje të integriteti moral e viziv, thjesht dhe vetëm një karagjoz irëndomtë. 25 prilli është dita ku pa asnjë hezitim, pa u menduar më gjatëlidhur me të, të vendoset që ky nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëvedhe njëherazi nuk mund të harrojnë kurrë shqiptarët që në kohë kaq të rënda, menjë pandemi kritike, ku qindra pacientë kanë nevojë për shërbim mjekësor, për paradhe ndihmë shteti për ta përballuar këtë emergjencë shumë të rëndë dhe kritikenë pikëpamje shëndetësore-shoqërore, qeveria dhe ky karagjoz nuk mblidhen tëmarrin asnjë vendim, zëre se nuk ekzistojnë dhe i lënë në mëshirë të fatit, amajanë shumë vigjilentë nuk i shpëton centimetri, shumë të vëmendshëm që të hapinbixhozin në mes të Tiranës, përfundimisht dhe më këtë veprim ky kryeministërdhe kjo qeveri janë thjesht kufoma politike që vijnë vërdallë nëpër rrugëttona, por me erën e qelbur po u mbysin frymëmarrjen qytetarëve të ndershëm.