Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë. Në pranga dhe ndihmësi i tij
Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 persona, të akuzuar se kanëndihmuar shtetas të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë një 26vjeçar dhe një 27 vjeçar, i cili dyshohet si ndihmës i tij.
Në momentin e ndalimit, 26 vjeçari ishte duke transportuar 16emigrantë me mjetin e tij.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën edhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejtfitimit.
Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin nëmënyrë të parregullt, vihet në pranga një 26-vjeçar.
Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar itij.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore tëPolicisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e PolicisëRrugore dhe Komisariatet e Policisë Korçë e Devoll, në vijim të operacionitpolicor "Perimetri", kanë goditur një rast tjetër të aktivitetitkriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëmtë kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi nëflagrancë i shtetasit E. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë nëaksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar memjetin furgon tip "Citroen" që e drejtonte pa leje drejtimi 16emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimindrejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët përHetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasitE. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluanProkurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Ndihma për kalimtë paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Drejtimi iautomjeteve në mënyrë të parregullt".