Vrau Devi Kasmin, burg përjetë killerit grek, 33 vite burg për bashkëpunëtorin
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg përjetë shtetasin grek Eftimiu Efthimiu, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. GJKKO ka dënuar gjithashtu me 35 vite burg Elton Halipaj, i cilësuar si bashkëpunëtor. Vrasja e Eftimiut u organizua nga një grup kriminal për të cilën mendohet se është paguar një shumë prej 20 mijë eurosh.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kacaktuar burg për jetë për ish-specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili akuzohetse ka vrarë Devi Kasmin në janar 2018.
Gjykata gjithashtu ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin etij, Elton Halipajn.
Dënimi i dhënë nga GJKKO përputhet me pretencën e Prokurorisë, qëkishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke.
Më herët pretenca e prokurorisë është kundërshtuar nga Efthimious, icili ka mohuar ekzekutimin e Kasmit, por siç duket Gjykata e Posaçme ka qenë ebindur për fajësinë e grekut.
Ai gjithashtu deklaroi asokohe se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti,pasi së bashku me mikun e tij janë të pasionuar pas gjuetisë.
Sipas dosjes së prokurorisë, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dheElton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për tëpërgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.
Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se tërealizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi,njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.
Vendimi ndaj dy të pandehurve u dha pas provave dhe dëshmive të dypersonave të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.
Devi Kasmi u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit 2018. Ai u qëllua disaherë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit"në Tiranë.
Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.
Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

