Janë plotësuar kuotat, mos udhëtoni sot drejt Kapshticës për në Greqi
Policia kufitare nëKapshticë njofton të gjithë qytetarët që janë tëinteresuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300shtetasish është plotësuar dhe nga ana epolicisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave tëtjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duantë udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim tëPKK Kapshticë për ditën e sotme.
Prej 17 gushtit për të kaluar kufirin drejtGreqisë është bërë i detyrueshëm testi anti- Covid i 72 orëve të fundit ndërsaështë kufizuar numri i udhëtarëve.
Para hyrjes në fuqi të këtyre rregullave,mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar për disa ditë në kufi në një dramënjerëzore në përmasat e një krize humanitare