Arrestimet për korrupsionin në gjyqësor nga SPAK, Kim: Po përpiqen t'i pengojnë, duhet të qëndrojnë fort

Ambasadorja amerikaneka përshëndetur arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në radhët e gjyqësorit, përkatësishtgjyqtaren e Apelit Korçë Mimoza Margjeka, avokatin Skënder Demiraj dhebaskëshortin e gjyqtares Arben Cara.

"Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional.Disa po përpiqen ti pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha tu qëndrojnë fort këtyre personave" tha ajo nga Shkodra.

Lexo edhe- ‘Burri i huaj do 6 mijë euro, 2 mijë për secilin gjyqtar. Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Apelit Korçë

Në konferencën përmediat pas takimit me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi,  diplomatja amerikane foli edhe për zgjedhjet eardhshme dhe rikthimin e Këshillit Politik ku palët pritet të implementojnë nëkodin e ri zgjedhor ndryshimet e njëanshme kushtetuese të mazhorancës dhe opozitësparlamentare.

"Përfundimisht është përgjegjësi e drejtuesve dheudhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo e ambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përkjekjevepor ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë një përgjegjësi tëcilës nuk mund ti largohen.Është një lajm shumë i mirë që palët politike, si ata që janë brenda parlamentit, siata që janë jashtë tij, të mund të mblidhen së bashku për të diskutuar për çështjepër të cilat mund të bien dakort. Jam e sigurt se do të zhvillohen debate të shëndetshmedhe jam po aq e sigurt se në fund do të mund të arrijnë një kompromis përpopullin shqiptar".

E ndërsa palët u janërikthyer akuzave për marrëveshjen e 5 qershorit, të ndërmjetësuar nga vetë YuriKim, ajo nuk pati një mesazh të qartë për ta por u shpreh: "Le të shikojmë sesi do të funksionojë".

Më herët përmes njëletre drejtuar krerëve të partive, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, u kërkoi qëtë shmangin nga listat e kandidatëve për deputetë personat me rekordekriminale.

Nga Shkodra ajo tha se nuk ka sinjale konkrete që një gjëe tillë mund të ndodhë por theksoi se secili prej marrësve të letrës e di shumëmirë se çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë.

"Mendoj se ligjet e Shqipërisë janë shumë tëqarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër e di saktësisht se për çfarë jam dukefolur".

Ngritja e GjykatësKushtetuese është një tjetër çështje e nxehtë pasi ka në dorë edhe fatin ezgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

"Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Kjo nuk është një situatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Sikurse e kam thënë dhe më parë opinionin i Venecias ofron një mundësi për të ecur përpara.Kemi qenë të kënaqur që edhe kryetari i kuvendit Ruçi ka rënë dakord që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese".

https://youtu.be/5ejVePoeYJE