Furnizonte Laprakën me kanabis, në pranga shpërndarësi dhe dy blerës
Një 24-vjeçar, i lindur në Gjermani dhe banues nëTiranë, është vënë në prangat e polciisë për shparndarje të lëndëve narkotike.
Operacioni policor i koduar "Lapraka" çoi nëarrestimin e shtetasit O. N, ndërsa uproceduan në gjendje të lirë shtetasit R. L. dhe E. Sh.
Policia sqaron se ndalimi i të riut u bë pasinformacioneve në rrugë operative se O. N. merrej me shpërndarje të lëndësnarkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, të cilën ia shiste shtetasvetë ndryshëm.
"Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet ePolicisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, kukanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik tëushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabissativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndrontenë një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia sishtetasi shtetasi O. N".
Në vijim të kontrolleve në zonën përreth ështëkonstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç.
Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjetidhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati përshitje si dhe 3 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .