Betohen gjyqtarët e zgjedhjeve/ Ja kush janë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 11:05
Është zhvilluar paraditen e sotme ceremonia e betimit për 8gjyqtarët të cilit u përzgjodhën me short për të qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.
Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe Esmeralda Çeka.
Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.
Shortinuk përzgjodhi emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhejtë betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, me të cilin ka patur jopak përplasje.
Gjyqtarët në fjalë do të shqyrtojnë çdo problematikë që dotë lindë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2020.