Po mëson shqip dhe vjen në shtator të 2021, njihuni me Ambasadorin e ri britanik në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 13:09
Alastair King-Smith pritet të zevendësojë Duncan Norman si Ambasador i Britanisë së Madhe në vendin tonë.
Z. King-Smithdo të marrë emërimin e tij në shtator 2021.
Në një postim në twitter, Duncan shprehet i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi i tij nga Shtatori 2021.
"Alastair është një diplomat me përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po mëson shqip" tregon Duncan.