Viti i ri shkollor/ Si të mbajmë Covid-19 larg. Ja porositë e ISHP

Pak ditënga rihapja e shkollave dhe mes frikës nga pandemia Covid-19, ministrja eArsimit Besa Shahini ka publikuar në profiling e saj në Facebook njëvideo-sensiblizuese ku u tregon prindërve se si duhet të sillen me fëmijët etyre.

“Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi,vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësishtmbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor”, shkruan ministrja e Arsimit.

“Zbatimi mepërpikëri i rregullave dhe ndjekja e çdo protokolli për kujdesin shëndetësor,është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit”, shkruan mëtej ministrja Shahini mbi videon sensibilizuese të publikuar në Facebook.

Edhe Institutii Shëndetit Publik ka hartuar një paketë masash për nxënësit për aq kohë sanxënësit do të qëndrojnë në mjediset e mbyllura të shkollës.

Mbajtjae maskës, larja e duarve, shmangia e kontaktit të afërt me nxënësit e tjerëjanë tri porositë kryesore që jepen rëndom edhe në komunikimet e përditshme tëMinistrisë së Shëndetësisë dhe vlejnë edhe për fëmijët Por në kushtet kur kashkolla që nuk furnizohen 24/24 me ujë dhe qarkullimi në korridore është ikufizuar e madje me shoqërues, e vështirëson zbatimin.

Përveç tyre, ekspertët iu kujtojnë fëmijëve se nuk duhet tëpërdorin të njëjtat mjete pune me të tjerët. E përveç maskës, me vete duhet tëkenë edhe alkool për të pastruar rregullisht bankën ku do të ulen. Duhet tëjetë nxënësi gjithashtu që të hapë shpesh dritaret, veçanërisht pasi ka arriturnë shkollë (në cilindo turn qoftë), si dhe gjatë pushimit të shkurtër.