Raporti i DASH, Meta: Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste, s'mund të fusin në qorrsokak integrimin
Raporti i DASH, i cili përceptonShqipërinë si vendin me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perendimor, kashqetësuar edhe Presidentin Ilir Meta. Me anë të një reagimi Kreu i Shteti jepalarmin se për shkak të politikave klienteliste po kërcënohet e ardhmjaeuropiane e Shqipërisë si dhe përkeqësohet klima e biznesit.
Presidenti Ilir Metaka reaguar pëer raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit ku Shqipëria perceptohetsi vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytësee të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskalejo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen elirë.
Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor,mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët tëkontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje ikontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë ekonkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë tëtjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi ipraktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë njësfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste qëindividë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj tëpaligjshëm të tokës”.
Kreu i Shtetit thotë se ky raport vjen në një kohë kur shoqatat ebiznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrëtë përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe tëinvestimeve.
Po kështu edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.
Ndërsa Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritjae numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë etyre.
Meta sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
"Procesi ligjbërës poshpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk poshkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`irealizuar ato" thotë Meta.
Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kurPPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtete tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës sëtransparencës në sistemin e prokurimeve, Presidenti nënvizon se ështëdomosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit tëqëndrueshëm.
Kreu i Shteti deklaron se i ka bërë thirrje publike prej muajshProkurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjithaprocedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përparapërgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet etyre favorizuese klienteliste.
Por, shton ai, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjëhetim.
"Procesi ligjbërës dheinteresat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhetë ardhmen europiane të Shqipërisë.Është koha që shqiptarët të marrin në dorëfatet e tyre!" përfundon Meta.