Atentati i një viti më parë te “Uji i Ftohtë”, ekstradohet nga Italia një prej autorëve

Ekstradohen nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ështëekstraduar nga Milano shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës me 4vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunimme persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës në Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabissativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit meInterpol Romën, është ekstraduar ngaItalia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkimndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuarmasën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale“Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe“Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet për atentatin me armë zjarri te Uji i Ftohtë medatë 10 maj të 2019 .Shtetasi G. D., në bashkëpunimmë 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash, në pjesën e jashtme të një lokali në këtë zonë.

Objektivi i atentatit në fjalë  ishte djali i biznesmenitvlonjat, Robert Hajrulla, Ines Hajrulla, i cili i ka shpëtuar edhe një atentatitjetër me tritol, por humbi gjymtyrët. Por nga të shtënat mbeti i plagosur njëkalimtar  i rastit.

Për këtë ngjarje bashkë me G.D të arrestuar në Itali në dhjetor të 2019, janë prangosur edhe 6 persona të tjerë.