Yuri Kim pritet me trëndafila në zyrën e Ademit: Shkodra, vendi që më përshtatet mua
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, udhëtoi sotnë kryeqendrën e veriut, ku u prit nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës,Voltana Ademi.
Në zyrën e kësaj të fundit, mirëseardhjen ja uroi njëvogëlushe me një trëndafil të kuq.
Më pas kryebashkiakja vlerësoi mbështjen e Ambasadës për bashkinë e Shkodrës, por edhe mbështetjen amerikane në terësi në të gjitha fazat kyçe të zhvillimit të vendit tonë.
Edhe Yuri Kim tha se është shumë e entuziazmuar qëndodhet në Shkodër dhe përgjatë dy ditëve të qëndrimit të saj atje do të ketëmundësi të vizitojë qendrat kryesore të qytetit.
"Sa më shumë të mësoj për Shkodrën, ajo që kam mësuarështë fryma juaj e pavarësisë, e lirisë dhe mopranimit të asnjë lloj diktature.Por gjithashtu edhe këmbëngulja juaj, qëndrueshmëria juaj. Sa herë studiojhistorinë e kalasë së Rozafës dhe sakrificës që u desh për të më bën të mendojse Shkodra është pikërisht vendi im, një vend që më pështatet mua".
Dhe siç e do zakoni, diplomatja amerikane nuk kishte shkuar duarbosh. Ajo i dhuroi Ademit një maskë të personalizuar me flamurin amerikan.

