Aksidenti i frikshëm/ Kush është 25-vjeçarja nga Vlorë që humbi dje jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 11:18
Identifikohet viktima 25-vjeçare e aksidentit të djeshëm në Vlorë.
Bëhet fjalë për shtetasen Gabriela Meto, nga Vlora, e cila humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë.
Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe sipas policisë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
25-vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore, e reja ka patur dëmtime edhe në kafkë.
Sa i përket të afërmes së viktimës që mbeti e plagosur, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën.
Pamje nga vendi i ngjarjes: