Problemet me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari Artur Gaxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha.

Nw seancën dëgjimore të 4 shtatorit, KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonteburimin e ligjshëm të një pjese të pasurisë.

Gaxha kishte në pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin aikishte deklaruar se ia  kishte blerë babait të bashkëshortes në vlerën 1milion lekë.

Në lidhje me çmimin e ulët, Gaxha është shprehur se ai ka qenë i tillëpër shkak të marrëdhënies baba-bijë.

Gjyqtari kishte blerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën200 mijë euro.

Si burim pasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi.

40 mijë euro nga shitja e një apartamenti në Golem, 1,5 milionë lekë ngashitja e autoveturës dhe kursime.

KPK  u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimine shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha  zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhenje  tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2,  të cilat kishin si burimshitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmesllogarisë bankare të noterit.

Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga njëllotari në vitin 2006.