Parlamenti Italian diskuton rrugëtimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit
Komisioneri Europian për Politikat e fqinjësisë e zgjerimit të BashkimitEuropian, Oliver Varhelyi, ndodhet sot në Romë për një vizitë zyrtare pune e menjë mision e një axhendë të caktuar që ka në fokusin saj Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria e vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë në qëndër tëdiskutimeve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Italian ku do të marrë pjesëdhe kryekomisioneri europian.
Përballë deputetëve italianë, komisioneri Oliver Varhelyi do tëilustrojë udhëzimet e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor epër zhvillimin e politikave të fqinjësisë me vendet mesdhetare dhe me vendet eEuropës Lindore. Seanca e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të ParlamentitItalian do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Më pas Komisioneri Varhelyi së bashku me Ministrin italian të ÇështjeveEuropiane Enco Amendola e me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Çështjeve tëJashtme Piero Fassino do të marrin pjesë në konferencën "BashkimiEuropian- Ballkani, sfida e zgjerimit".
"Me nisjne e negociatave për praninë e Shqipërisë dhe të Maqedonisësë Veriut në Bashkimin Europian, të cilat ndjekin negociatat e nisura me Serbinëe Malin e Zi, integrimi europian po përshpejtohet në një rajon që është kaqstrategjik për stabilitetin e sigurinë e kontinentit europian e të pellgutmesdhetar. E aq më tepër është një zgjedhje strategjike për Italinë e cila kakonsoliduar marrëdhëniet politike, ekonomik e kulturore me vendet e Ballkanit eqë është një fushë prioriteti në politikën e jashtme italiane", kadeklaruar Kryetari i Komisonit të jashtëm parlamentar italian, Piero Fassino, nëprag të kësaj dite pune të konferencës për vendet e Ballkanit Perëndimor.