Berati dhe Gjirokastra lenë pas Tiranën, e fundit Shkodra e Lezha, ja deputetët më efektivë sipas qarqeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2020, 09:05
Instituti i Studimeve Politike, në një monitorim që i kabërë jetës parlamtare gjatë periudhës janar-korrik 2020, ka renditur edhe deputetëtmë aktivë sipas qarqeve.
Deputetët e qarkut Berat janë në krye të listës mepërqindjen më të lartë të efikasitetit (me mesatare 38,7 pikë), ndjekur ngaGjirokastra, ndërkohë që më parë kanë qenë dominues deputetët e qarkut Fier.
Në listën kritike të deputetëve më pak efektivë vijojnë tëjenë deputetët e qarkut Shkodër dhe Lezhë, me mesatare 25,1 dhe 25,2 pikë, mediferencë të dukshme nga qarku tjetër më i afërt, ai i Durrësit me mesatare29,2 pikë për deputet.
Sa i përket Tiranës, që ka edhe numrin më të madh të deputetëve, rënditet e treta me 36,9 pikë duke lënë pas Fierin dhe Korçën me 36,2 dhe 36,1 pikë.
