Shqipëria e vështirë për biznes sipas DASH: Problem korrupsioni endemik, gara e padrejtë e gjyqësori
Investitorët amerikanë konsiderojnë korrupsionin epërhapur, garën e padrejtë dhe gjyqësorin jofunksional si pikat më të dobëta qëpo pengojnë investimet drejt Shqipërisë. Në raportin efundit për Klimën e Investimeve, DASH-i thekson nevojën e reformimit të drejtësisë.
Shqipëria mbetet një vend i padëshirueshëm përinvestitorët e huaj për të shtatin vit me radhë.
Raporti i fundit i Departamentit amerikan tëShtetit për klimën e biznesit evidenton korrupsionin, mungesën e transparencës,garën e padrejtë dhe monopolet, dhe gjyqësorin jofunksional, si probleme tëvazhdueshme në Shqipëri.
"Pavarësisht nga korniza e shëndoshë ligjore dhe përparimet me reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për biznes. Perceptohet ndër më të korruptuarit e Ballkanit Perëndimor. Raportet për këtë në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, ndërsa përdorimi në rritje i kontratave PPP të partneritetit publik-privat, pa analiza të sakta të kosto-përfitimeve, ka ulur mundësitë për konkurrencë."
Raporti i DASH-it thekson se të drejtat epronës vazhdojnë të jenë po ashtu një sfidë, sidomos fitimi i pronësisë, lejete ndërtimit dhe mbrojtja e investitorëve.
Korrupsioni endemik edhe në këtë fushë vazhdontë minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.
"Ka pasur raste që dyshohet se individët e manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë joligjërisht titujt e tokës. Mbivendosja është një çështje serioze dhe e zakonshme. Kompensimi i tokës së konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i komplikuar, joefikas dhe i papërshtatshëm."
Amerika e konsideron Shqipërinë një vend me tëardhura të mesme, me një produkt të brendshëm bruto rreth 5,300 dollarë përfrymë dhe ku rreth 45 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale.
DASH vëren se për të adresuar korrupsionin,vendi ka ndërmarra reformën e thellë të drejtësisë, ku përfshihet edhe vetingui pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më shumë se gjysma e tyre që i janë nënshtruarprocesit të vlerësimit raportohet se janë shkarkuar për pasuri tëpashpjegueshme ose lidhje me krimin të organizuar.
Klima e investimeve në vend pritet të përmirësohet me zbatimin konkret të reformës gjyqësore, që së bashku me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, të drejtat e minoriteteve dhe uljen e kërkesave për azil drejt BE-së, janë kushte që duhen përmbushur përpara mbajtjes së konferencës ndërqeveritare për çeljen e negociatave në Bashkimin Europian.
PD: DASH vërteton se korrupsioni i qeverisë largon investitorët