Diplomati gjerman kritikon marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, Grenell i kujton vizat për Kosovën

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger,ka kritikuar për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovësdhe Serbisë.

Ischinger, lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përinteresimin në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se nëUashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje mes palëve pasi, sipas tij,të dyja vendet nuk e njohin ende njëra-tjetrën, për çka Ischinger shtoi sembetet ende shumë punë për të bërë nga Bashkimi Europian.

Kjo ngjalli reagimin e Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet llogarisë në Twitter, Grenell i ka kujtuar Ichingerit premtimin për liberalizim vizash për Kosovën të cilin Unioni Evropian nuk e realizoi kurrë.