Marrëveshja Kosovë-Serbi, Çollaku: Është herët për të folur për njohje, tashmë është në dorë të palës shqiptare

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin eShBA-së, konkretizuan një marrëveshje ekonomike ditën e djeshme (4 shtator) nëShtëpinë e Bardhë, e cila u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt njohjesreciproke.

Gjithashtu edhe i dërguari i posaçëm iShBA-së, Richard Grenell deklaroi se normalizimi i çështjeve ekonomike do tësjellë dhe normalizimin e çështjeve politike.

Për anëtarin e kryesisë së PD-së,Kreshnik Çollaku është ende herët për të folur për suksesin e normalizimit tëmarrëdhënieve politike.

Duke vlerësuar ndërhyrjen e ShBA-së në këtëproces, ai thotë se tashmë mbetet në dorën e palës shqiptare për të vijuarprocesin e njohjes reciproke.

Çollaku:Është një lajm i mirë që ka përpjekje përkëto konflikte që të rregullohen e të zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftra.Një element që duhet përshëndetur është fakti se kjo marrëveshje shkoi deri nëShtëpinë e Bardhë. Unë mendoj që pavarësisht përcaktimeve diplomatike apo dheshprehive juridike, kjo është një marrëveshje trepalëshe. Fakt është sot qëSerbia ka ditur të luajë një lojë të fuqishme diplomatike. Për opinionin botërornuk është më vendi që ka shkaktuar genocid në Ballkan por ulet dhe diskuton çështjemadhore. Është një hap cilësor në diplomacinë serbe. Kjo ndodh se ngjarjet kanëndryshuar.

Duhetpohuar kjo gjë, qasja e Trump me konfliktet më të mprehta në nivel ndërkombëtari Serbisë dhe Kosovës, është një eksperiencë e re jo vetëm për ne, por dhe përdoktrinën e aktit të negocimit mes dy vendeve. Qasja e cila u pohua nga Grenellse normalizimi ekonomik do të çojë dhe në normalizimin e konfliktit është njëeksperiencë e re dhe guximshme. Është ende herët që të jepet një verdikt nësefunksionon ose jo. Konflikti mes dy vendeve është politik dhe etnik.

Në një intervistë për Ora News, Çollaku thotë se ka pasur një përgjumje të lobit shqiptar gjatë dekadës së fundit në fushatën e njohjes së Kosovës duke theksuar se janë mjaftuar me pavarësinë e saj.

Çollaku:Ka një përgjumje të lobit shqiptar në botëpadyshim dhe në ShBA. Është një defekt i yni. Të dehur nga suksesi i pavarësisësë Kosovës, NATO në Kosovë, shqiptarët menduan se gjërat jepen njëherë dhe janëtë përjetshme. Kjo histori tregoi të kundërtën. Serbët ulën kokën dhe trokitënnë dyert e Uashingtonit me përultësi. Ne patëm një dehje kombëtare në këtëdekadë. Lëshuam lobimin, lëshuam kontaktet. Nuk ndodh kështu. Çdo ditë duhet tëtregohet e vërteta dhe kauza jote. Produkti është ky, kemi të ulur Serbinë dheKosovën në një negociatë, marrëveshje të rëndësishme që zhvillohet në Shtëpinëe Bardhë. Është elementi më i rëndësishëm.

Për Çollakun, tashmë marrëdhënia Kosovë-Serbika hyrë në një fazë të re dhe se sfida është që pala shqiptare të përshtatet metë.

Gjithashtu ai thotë se tani më shumë sekurrë duhet të punohet nga diplomatët shqiptarë drejt objektivit madhor, njohjareciproke.

Çollaku:Vlerë historike është fakti se ajo uvulos në zyrën e Presidentit Trump. E dyta, një vlerë historike ka dhe njohjanga Izraeli e pavarësisë së Kosovës. Është një ndër njohjet më të rëndësishme.Këto janë pjesë për tu shkruar në histori. Ndërsa pjesën tjetër ne duhet tashohim në sy më realist. Kemi nevojë të kuptojmë situatën ku ndodhemi. Kjo marrëveshjeka hapur një cikël të ri marrëdhëniesh ballkanike. Ne duhet të kuptojmë se çfarëështë e rëndësishme për interesin shqiptar në ballkan. Duhet t'i përshtatemi.Sfida e daljes me sukses apo jo është tek aftësia jonë kombëtare për tu përshtaturdhe për tu dhënë përgjigjet adekuate kësaj situate të re. Asgjë tjetër përveçnjohjes së Kosovës nuk do të quhej sukses i madh. Gjithë lëvizja jonë duhet tëjetë i fokusuar tek ky objektiv strategjik madhor. Është një betejë e re që dozhvillohet në mënyra të reja. Ky proces ndodhet në dorën tonë. Sa më shumë tëbesojmë në iluzione dhe se punën tonë do e bëjnë të tjerët, aq më larg do tëjetë njohja nga Serbia.