Demalia: Marrëveshja që firmosi Hoti është në favor të Serbisë, kolonizim i ri i Kosovës

Publicisti Ilir Demalia nuksheh asgjë historike në takimin e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjene dalë nga ai takim.

Për Ora News, ai thotë seshqiptarët duhet të kuptojnë se ka ndryshuar panorama.

Demalia: U sulën të tërëakoma pa dalë letra nga Shtëpia e Bardhë duke e cilësuar marrëveshje historikedhe marrëveshje të madhe. Në atë marrëveshje është rënë dakord përminishengenin dhe ajo marrëveshje është e obliguar se e ka nënshkruar me SHBA.Apo duhet ti kërkojnë falje Edi Ramës. E shikoni sa joseriozë janë. Ngjarjehistorike është kur hyri NATO në Kosovë, kur u njoh pavarësia. Trump i kapremtuar Vuçiç që do të vizitojë Beogradin. E kuptojnë shqiptarët se ka kthyerkomplet panorama. Serbët që deri dje ishin agresorë sot po trajtohen si viktimë.

Sipas tij, në atë marrëveshjeështë hapur e favorizuar Serbia.

Demalia: Udhëheqja eKosovës ka rrënuar gjithçka dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për Kosovën.Marrëveshja që ka firmosur Hoti është në favor të Serbisë, kolonizim i ri iKosovës.Ka momente që duhet thënë jo në politikë, pavarësisht se kush është.

Në gjykimin e tij, Kosovaduhet të priste deri në përfundimin e zgjedhjeve në SHBA.

Demalia: Po të ishintë zgjuar politikanët në Kosovë dhe Shqipëri duhet të prisnin dhe dy muaj që tëmbaronin zgjedhjet në Amerikë. Një fitore e Biden do të thotë një përmbysje egjithë kësaj.Nuk jam për ndarje dhe izolim, unë jam dhe për marrëdhënie shumë tëmira me Serbinë, por marrëdhënie reciproke. Si mund të bësh bisedime dhe marrëveshjeme dikë që nuk të njeh, ku ndodh kjo?

Intervista për gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti përonline Besjana Kuçana