Lakeizmi dhe mungesa e dinjitet dhe nënshtrimit të politikanëve shqiptarë është i pashëmbullt

Dje akoma pa dalë marveshja nga Shtëpia Bardhë në mes Serbisë dhe Kosovës, politikanët e të gjitha ngjyrave, të gjitha krahëve në Kosovë dhe Shqipëri u bënë bashkë.

E vetmja garë mes tyre nuk ishte për të parë marveshjen dhe për të parë se sa ishte ajo në dobi të interesave dhe të ardhmes së Kosovës dhe botës shqiptare në Ballkan, por për të penguar njëri tjetrin në nxitimin se kush do ta deklaronte i pari marveshjen si një ARRITJE E MADHE HISTORIKE.

1. Serbët pikën kryesore dhe ajo që do të çlironte energji pozitive dhe besueshmëri të ndërsjellë në mes shqiptarëve të Kosovës dh Serbisë për një Ballkan të qetë te paqshëm dhe me një perspektivë zhvillimi që ishte; njohja e Kosovës nga Serbia si Shtet i Pavarur dhe pranimi i krimeve të luftës dhe dëmshpërblimi tyre as nuk e pranuan ta venë në diskutim.

2. Vuçici këtë pikë që është dhe duhet të ishte i vetmi kusht për fillimin e bisedimeve nuk pranoj as që të hidhet për diskutim në tavolinë me administratën Trump në bisedimet paraprake me Ambasadorin Grenell,përpara se të shkonin në Oval Office për marveshjen. Administra Trump, as nuk e diskotojë këtë pikë dhe as negociojë për këtë pikë me serbët.

3. Si mund të bëhet një marveshje me një shtet që nuk të njeh si shtet dhe kjo ishte pika kryesore deri dje dhe te quhet një arritje e madhe historike?!!

4. Marveshja ekonomike vetëm se fuqizon dhe më tej hegjemozimin Serb në Ballkan dhe influencën ruse.

5.Prsidenti Trump të vetmen gjë që arriti dhe ky ishte qëllimi tij, Kosovën e konsideroj si shtet i ligës arabe që do të jetë shembull i normalizimit mardhënieve në Lindjen e Mesme (??), Serbia dhe Kosova do të hapin ambasadat në Jeruzalem dhe Trump me këtë do të tërheqë lobin e Izraelet në Amerikë në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

5. Ajo çka përfitoj Kosova nje foto e Abdullah Hotit në Oval Office që do ta ketë kujtim për tan jetën si gjanë ma të madhe në Odat e Kosovës.

6. Politikanët shqiptarë në mbarë trojet shqiptare treguan dhe njëherë se janë lakej të nështrueshëm për faktin se janë pa dinjitet dhe integritet si njerëz të korruptuar dhe të shantazhueshëm.

7. Serbia gjithmonë ka luajtur politik force dhe thotë jo. Shqiptarët Yes, Yes, Yes edhe kur duhet thënë jo.

8. Të presim 3 nëntorin se si do të shkojnë punët, nje mandat i dytë i Presidentit Trump, do të thotë një madat i tretë për Edi Ramën dhe një ngushtim dhe probleme për hapsirën shqiptare në Ballkan.