Kosova shënon 117 raste të reja me koronavirus, 131 të shëruar në 24 orë

Këtë të shtunë u regjistrua një numër i lartëi të shëruarve me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u shënuan 131pacientë ku numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë fituar betejën me virusinështë 10,431.

Ndërkohë nga 464 testime të kryera uregjistruan 117 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në14,027.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 persona tëtjerë ku numri i përgjithshëm i viktimave është 556 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste,komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komunaKaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna FushëKosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nganjë rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtimedhe Skenderaj.