Abazoviç: Më kanë kërcënuar, por nuk viktimizohem, as heq dorë nga përgjegjësitë

Dritan Abazoviç, kreu i Lëvizjes “URA” në Malin e Zi, ushpreh se është kërcënuar.

Ai tha se qeveria në ikje e Gjukanoviç është e akuzuarpër krim e korrupsion.

Abazoviç shtoi se kryeministri i Malit të Zi duhet tëjetë dikush që do punojë në interes të qytetarëve dhe do e çojë malin e Zi nëBE.

“Koalicioni ynësynon integrimin në Bashkimin Evropian. Qeveria jonë do të punojë në interes tëqytetarëve. Unë nuk i largohem përgjegjësive politike. Më kanë kërcënuar, pornuk viktimizohem. Nuk e di a do të jetë ajo zgjedhje. Nuk jam i interesuar a dovijojë në atë drejtim. Kryeministri i Malit të Zi duhet të jetë dikush që dopunojë në interes të qytetarëve dhe do e çojë malin e Zi në BE. Nuk ka rëndësia është Dritani apo kush tjetër. Shumë sfida i kam marrë përsipër dhe nuk i kamikur as tani. E di që është shumë e vështirë por këtu jam. I gatshëm të jap çdokontribut”, -deklaroi ai.

Abazoviç tha se nuk ka qeveri pa lëvizjen që ai drejtondhe se shtoi se pret që qeveria e re të jetë shumë më i suksesshme se qeveria qëshkoi.
“Vetë prezenca në politikë ka ardhur nënjë impakt. Imazhi i shqiptarëve një nivel është rritur. 30 vite ne nuk kemisukses. Unë mendoj se nuk ka për të qenë aspak zor për të qenë më i suksesshëmse qeveria e mëparshme, por ne kemi qejf të jemi shumë më të suksesshëm. Zëriim dhe i partive të tjera ka për të qenë për përmirësimin e standardit të jetesëstë të gjithë qytetarëve. Kam marrë mesazhe urimi, nuk kanë qenë prej kryesisë pordhe deputetë në parlamentin e Shqipërisë. I jam mirënjohës. Jam i hapur përbashkëpunim. Mendoj se kemi bërë në punë të madhe por një punë e madhe është nëvazhdim.”