Serbia refuzoi njohjen, Bytyçi: Kosova duhet ti kërkonte SHBA-së njohjen nga Vatikani
Kosova dhe Serbia firmosënveç e veç marrëveshje me SHBA në Uashington. Profesori Enver Bytyçi, njohës imirë i marrëdhënieve ballkanike dhe ndërkombëtare, thotë se marrëveshja më shumëkishte synim të tërhiqte vëmendjen për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme osemarrëdhënieve të mira me Izraelin sesa pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Bytyçi: Presidentiserb në një intervistë u shpreh se evituam nënshkrimin e një marrëveshje meKosovën për shkak se do të pranonim se ishim palë. Këmbëngulëm dhe nënshkruammarrëveshje veç e veç me SHBA sepse nuk duam të njohim Kosovën si shtet tëpavarur dhe sovran. Simbolika është kjo, përmbajtja është tjetër. Në përmbajtjene kësaj marrëveshje gjej elementë të pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare.Marrëveshja më shumë kishte synim të tërhiqte vëmendjen për vendosjen e paqes nëLindjen e Mesme ose marrëdhënieve të mira me Izraelin sesa pajtimin mes Kosovësdhe Serbisë.
Në një intervistë për Ora News,analisti Bytyçi vlerëson se marrëveshja e nënshkruar në Uashington ishte ekompletuar vetëm në variantin e parë si draft.
Ai thotë se do të mirëkuptonteheqjen e pikës 10, angazhimin e Serbisë për njohjen e Kosvës, në këmbim tëbnjiohjes së Kosovës nga Vatikani.
Bytyçi: Marrëveshja ishte e kompletuar në draftin e saj. Në të gjitha pikat përveç pikës 10 dhe pikës ku flitej për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli, ishin në favor të Serbisë. Do ta quaja të justifikueshem një marrëveshje të tillë nëse nuk do të hiqej pika 10 ku Serbia angazhohej të njihte Kosovën në një të ardhme. Heqja e kësaj pikë zhbën të gjithë marrëveshjen. Kushti ra, duhet të binte dhe marrëveshja. Për mua marrëveshja është e rënë. Pala shqiptare nuk nxjerr mësime nga dialogu 20 vjeçar me Serbinë. Në Kosovë dhe Shqipëri kemi dy elementë negativë, së pari u besojmë miqve por miqtë bëjnë atë që kërkon ti dhe së dy ne shqiptarët i nisim punët dhe i lëmë përgjysëm. Nuk kujdesemi të shkojmë përballë Serbisë me një axhendë progresive dhe të zgjuar. Delegacioni i Kosovës duhej të parashikonte se diçka do të ndodhte në atë takim, minimumi kundërshtitë e palës serbe për tu angazhuar për njohjen e Kosovës. Duhet të kishte një plan B. Mund ti kërkonte SHBA njohjen nga Vatikani në këmbim, kjo do të bënte që BE të ushtronte presion ndaj 5 vendeve që se kanë njohur Kosovën. Nëse këto 5 vende e njohin, Kosova pranohet pa pengesa në BE dhe NATO. Ky pranim pa negociata fare me Serbinë e çon automatikisht Kosovën pas disa kohësh të jetë anëtare e OKB.
Ai thotë se Serbia ka krijuarkultin se Kosova nuk bëhet e pavarur nëse nuk do ajo.
Bytyçi: Serbia kakrijuar kultin se ti nuk bëhesh i pavarur nëse nuk dua unë. Këtë funksion e kanë përvetësuar jo vetëm qytetarët eKosovës, por e kanë injektuar me sa fuqi kanë pasur analistë, politikanë tëKosovës. Edhe Presidenti Thaçi ka krijuar një fiksion në publik që duhet patjetërnë na njohë Serbia për të krijuar shtetësinë. Për mua shtetësia e Kosovës bëhetnë dy mënyra, së pari me të bërit shtet dhe së dyti me njohjen nga 5 vendet eBE.
Optimist ai nuk është as për takimin e nesërm në Bruksel, ku paralajmëron se pranimi nga Kosova i krijimit të një Republike Srpska brenda shtetit të saj është po aq e rrezikshme sa shkëmbimi i territoreve.
Bytyçi: Nesër nëBruksel do të diskutohet mes dy delegacioneve për Asosacionin e Komunave Serbe.Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtëatë marrëveshje.Një riformulim i kësaj marrëveshje nëse do të pranohet tëdiskutohet për të do të jetë e përafërt me atë të 2013. Krijimi i një Republike Srpska brendashtetit të Kosovës është gati njësoj e rrezikshme sa shkëmbimi i territoreve.
Intervista nëstudio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana