Panariti: SHBA e bëri lëvizjen, presim bonusin europian për Kosovën: Vizat dhe njohjen nga 5 shtete
Ish-ministri i jashtëm Edmond Panariti e sheh marrëveshjen e arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një katalizator për zhvillime të mëtejshme që si finale do të kenë padyshim njohjen reciproke të dy vendeve dhe hapjen përfundimisht të rrugës për Kosovën për të qenë pjesë e organizmave ndërkomëbatare, të tilla si OKB.
Në një intervistë për Rtv Ora, ai thotë se për çështjet politikedo të kërkohet dhe angazhimi në BE.
Panariti: Ajo që u arritnë Uashington ishte diçka shumë e rëndësishme. Ata që kishin pritshmëri se atydo të kishin menjëherë finalizimin e atij ngërçi politik mes Kosovës dhe Serbisëe kishin gabim se SHBA e bëri të qartë se takimi ishte për të konsoliduar bashkëpuniminekonomik. Pati dhe zhvillime të tjera të rëndësishme si njohja e Kosovës nga Izraeliqë do të katalizojë edhe njohje të mëtejshme të Kosovës nga vende të tjera.
Delegacionet e dy vendeve do të takohen nesër në Bruksel dhePanariti thotë se ai takim duhet të prodhojë edhe bonusin europian për lëvizjenamerikane.
Panariti: Do të kemi zhvillime të rëndësishme sa i takon rivendosjes së dialogut që në finale do të ketë njohjen e Kosovës nga Serbia, që do të jetë ogur i mirë për stabilitetin e gjithë rajonit. Brukseli duhet të ketë qëndrim unik se nuk ka çështje europiane ku BE është më i përçarë sesa Kosova, pasi 5 vende nuk e kanë njohur akoma. Shpresoj që të kemi sa më parë heqjen e regjimit të vizave që do të ishte bonusi europian për lëvizjen amerikane. Shpresoj që BE të ushtrojë presion pozitiv për të njohur sa më parë shtetin e Kosovës.
Intervista nëstudio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana