Pacarizi: Të gjithë prisnin njohje, me moratoriumin Kosova ka pranuar disfatën diplomatike me Serbinë
Në një intervistë për Ora News, profesori RrahmanPacarizi tha se në Uashington të gjithë prisnin një njohje të Kosovës, por kjonuk ndodhi.
Për Pacarizin marrëveshja është realiste dhe ka tëmetat e veta dhe nuk ka humbës apo fitues absolut.
RrahmanPacarizi: Të gjithë prisnin një njohje të Kosovës,por kjo nuk ndodhi. Marrëveshje është e rëndësishme, por nuk ka vend përentuziazëm. Marrëveshje nisi të mos quhej më marrëveshje, por një zotim përzbatimin e disa pikave. Marrëveshja e analizuar në kontekstin e zhvillimeve, ështërealiste dhe ka të metat e veta. Nuk ka humbës dhe fitues absolut.
NdërsaHaradinaj ka reaguar më shumë për protagonizëm dhe mendoj se ka qenë ikeqinformuar. Marrëveshja kishte një metodologji të përzgjedhur nga SHBA dukepasur parasysh situatën në Ballkan. Marrëveshja është bërë me zotimet e palëvepër të respektuar ato pika dhe mendoj se kjo ishte një vendim i zgjuar iadministratës amerikane.
Pacarizi shtoi se te çështja e moratoriumit palakosovare e ka pranuar disfatën diplomatike me Serbinë.
RrahmanPacarizi: Te çështja e moratoriumit LëvizjaVetëvendosje ka të drejtë që e kundërshton marrëveshjen sepse pala kosovare eka pranuar disfatën diplomatike me Serbinë. Kosova nuk ka arritur të sigurojëasnjë njohje dhe nuk ka arritur që të anëtarësohet në asnjë organizëm ndërkombëtar.Këto rezultate nuk mund t'i arrijë pa mbështetjen e SHBA-së, prandaj mendoj seky ka qenë një kompromis pragmatist.
Shpresae Kosovës dhe SHBA-së është që brenda një viti të nisë implementimi i plani izhvillimit ekonomik dhe që ky plan t'i pajtojë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.Por Kosova nuk është realiste sepse nuk mund të pritet që pas kësaj Serbinë dota ketë mbështetje. Kosova përveç SHBA-së, ka Shqipërinë mbështetje shumë tëfortë.
Pacarizi theksoi se nëse implementohet kjo marrëveshjeekonomike, do të implementohet se është në favor të investitorëve amerikanë, gjëe cila është e mirë për Kosovën.
RrahmanPacarizi: Mendoj se marrëveshja është realitetse është mbështetur në një plan ekonomik. Ndërsa referuar liberalizimin evizave, SHBA është duke bërë një presion mbi BE. Pavarësisht nëse implementohetkjo marrëveshje ekonomike, por mendoj se do të implementohet se është në favortë investitorëve amerikanë, gjë që është e mirë sepse ka një rikthim tëpartnerit të Kosovës me SHBA-në. Mendoj se referuar situatës politike në Kosovë,do të ishte fatale që të rrëzohej qeveria që e arriti këtë marrëveshje në Shtëpinëe Bardhë.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti