Rriten tensionet: Turqia nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore "Stuhia e Mesdheut"
Forcat earmatosura turke nisën sot stërvitjen në Qipron Veriore – një entitet i njohurvetëm nga Ankaraja – ndërsa tensionet me Greqinë rriten në Mesdheun Lindor.
Kërkimet eTurqisë për rezerva gazi dhe nafte në ujrat e pretenduar nga Greqia kanëkrijuar një tendosje të madhe të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare tëNATO-s.
Presidentiturk Rexhep Erdoan të shtunën paralajmëroi Greqinë duke deklaruar se ajo “oseduhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politkke ose në terren përmes përvojavetë hidhura."
Dhe ndërsatensioni rritet ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut”me komandën e Sigurisë Turke Qipriote, tha Zëvendës Presidenti Fuat Oktay në Tëitter.
Prioritetete sigurisë të vendit tonë dhe të Republikës turke të Qipros Veriore janë tëdomosdoshme bashkë me zgjidhjet diplomatike në Mesdheun Lindor , tha Oktay.
Edhe ministri i Mbrojtjes turke publikoi në twitter stërvitjen ushtarake e cila do të vijojë deri të enjten, duke shkruar “E suksesshme.”