Marrëveshja Kosovë - Serbi, Bajrami: Më shumë përfiton Trump në prag të zgjedhjeve, dy vendet kanë nënshkruar edhe më parë

Marrëveshja ekonomike e nënshkruar ngaKosova dhe Serbia me ndërmjetësim nga ShBA është cilësuar si arritje dhesukses. Kryeministri Hoti u shpreh se kjo është një hap i rëndësishëm drejtnjohjes reciproke mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje vjen në prag tëzgjedhjeve presidenciale në ShBA, ndaj për analistin Asllan Bajrami nga ajo përfitonmë shumë Presidenti Trump i cili do ta propagandojë si sukses gjatë fushatës.

Në një intervistë për RTV Ora, Bajrami ushpreh se gjatë viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshjeekonomike me ndërmjetësim nga Brukseli por të cilat nuk janë zbatuar.

Bajrami:E nënshkruar nga ShBA është një faktpozitiv që tregon se Kosova është kthyer në axhendën e amerikanëve. Asnjëra nga16 pikat e marrëveshjes nuk ka asnjë ekspertizë pararendëse se për çfarë bëhetfjalë realisht. Më parë për televizionin tuaj kam thënë se palët do takohen nështator. Takimi erdhi në muajin më dinamik të fushatës zgjedhore presidencialenë ShBA. Shtabi zgjedhor i Trump e kishte të domosdoshme që pas një marrëveshjemes Izraelit dhe ShBA-së të ketë dhe një sukses tjetër që të propagandohet si etillë për përfitime elektorale. Unë e shoh në këtë sens më shumë se sarezultatin që mund të prodhojë konkret.

Vetëmpër faktin se në 10 vite Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë nënshkruardhjetra marrëveshje dhe nuk janë zbatuar as në përmbajtje.Bajrami:Po ta shihni dhe marrëveshjen e Izraelitme Emiratet e Bashkuara dhe aktin e djeshëm, kjo merr konotacionpropagandistik. Shtabi zgjedhor i Presidentit Trump do ta përdorë për imazhin etij dhe ndikimin që mund të ketë në marrëdhënie ndërkombëtare. Në elektoratin ethjeshtë amerikan kjo mund të lexohet se ky njeri po bën shumë në planinekonomik në Ballkan.

Bajrami thotë se gjatë viteve të funditSerbia ka përfituar më shumë duke shfrytëzuar dhe klimën politike në Kosovë.

Bajrami:Nuk do ta quaj si konflikt i ngrirë porsi një gjendje që ka pengesa për të çuar përpara Kosovën drejt OKB-së dhe atoeurointegruese. Serbia ka qenë më e shkathët në këtë plan. E ka shfrytëzuarklimën politike në Kosovë. Serbia ka fituar më shumë kohë në dobi të saj ndërsaKosova ka shënuar regres të ndjeshëm.

Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj,përgatiti online Endi Mullaj