Bajrami: Minishengeni favorizon më shumë Serbinë, po të ishin shqiptarët e bashkuar nuk do ishte i nevojshëm
Pavarësisht qëndrimeve të kundërta,kryeministri Hoti sëbashku me delegacionin e Kosovës pranuan minishengeninballkanik në marrëveshjen e nënshkruar ditën e djeshme (4 shtator).
Për analistin Asllan Bajrami është içuditshëm qëndrimi i Hotit kundrejt kësaj çështje teksa shprehet se më shumë përfitonSerbia.
Në një intervistë për RTV Ora ai tha senëse do të kishte një marrëdhënie ekonomike më të mirë në frontin shqiptar nëBallkan, atëherë gjërat do të shkonin në krahun pozitiv për Kosovën.
Bajrami:Hoti ndoshta mund ta dinte dhe 24 orë mëparë këtë klauzolë. Mund të them që ka qenë i papërgatitur sëbashku me grupin etij sepse nuk kemi një ekspertizë për faktin se minishengeni do ta favorizonteSerbinë. Kosova e ka kundërshtuar që në krye të herës. Është e çuditshme psekryeministri Hoti i cili është dhe i fushës së ekonomisë të bëjë këtë kapërcimdhe ta pranojë. Edhe kjo pikë përsa i përket pikave për çështjet e zhvillimitekonomik favorizon më tepër Serbinë. Nëse Kosova, Shqipëria dhe faktorishqiptar në Maqedoninë e Veriut do të kishin një dakordësi për një treg unikdhe më të fortë e për qarkullime kombëtar shqiptar atëherë normalisht gjërat dotë shkonin në krahun pozitiv.
Shqipëriadhe Kosova duhet të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjet e fundit tëpërbashkëta të cilat fatkeqësisht kanë mbetur në letër. Pikërisht, ky shembullka mbetur mes vendeve tona. Si mund të veprojmë ne në krah të një vendi më tëfuqishëm ekonomik që ka një balancë zhvillimi më të lartë se sa ne sëbashku? Ndërkohëne kemi problemet e mosliberalizimit të tregut mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ështëfolur për një treg të përbashkët pune por fatkeqësisht nuk është arritur.
Minishengeni nuk është pritur mirë ngapalët opozitare në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mocion mosbesimi.
Për analistin Bajrami situata është endee paqartë dhe kjo mund të shkaktojë shumë probleme për Kosovën.
Bajrami:LVV ka një qëndrim të kundërt me gjithçkaqë qeveria aktuale bën në raport me ndërkombëtarët dhe Serbinë. PDK ka më shumërezerva për çështjet që nuk ishin menduar se do të ishin në plan të parë, por mëtepër ishte menduar se do të bëhej një marrëveshje që do finalizohej me njohjenreciproke. Ikja nga ky angazhim që kishte dhënë zotim dhe vetë Hoti përparatakimit. Kjo nuk ndodhi ndaj dhe partitë opozitare duan të përfitojnë nga kyzhvillim për të kritikuar qeverinë për të gjetur mundësinë që sëshpejti të kemidhe zgjedhje të reja nëse vijohet mocioni i mosbesimit i iniciuar dhe nga LVV ei mbështetur dhe nga Veseli. Është një situatë e paqartë për politikën ebrendshme të Kosovës dhe më shumë mund të shkaktojë dëme.
Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj,përgatiti online Endi Mullaj