Kapri: Marrëveshja Serbi-Kosovë fitore për shqiptarët, jemi me fat që kemi aleatë ShBA-të dhe Izraelin
Në një intervistë për Ora News, autori Erald Kapri thase marrëveshja Serbi-Kosovë është një fitore për shqiptarët.
Për Kaprin, shqiptarët duhet t'i shohin si aleatëstrategjikë dy shtetet ShBA dhe Izrael.
Kapri shtoi se sjellja e hekurudhës në portin e Durrësit,nuk është një dalje e Serbisë në Adriatik, por një mundësi për rritje politike,ekonomike dhe gjeo-strategjike të shqiptarëve.
Kapri: Marrëveshja Serbi-Kosovë është një fitore për shqiptarët. Kjo është njëmarrëveshje histori. Në rastin e marrëveshjeve ka lëshime, por ne duhet tashohim se jemi aleatë me dy shtete shumë të forta si ShBA dhe Izraeli. Kjo ështënjë marrëveshje ekonomike dhe aty ku kalojnë karvanët e tregtisë nuk kalojnë karvanëte ushtrisë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe duhet të punojmë fort që takapim këtë shans. Hapja e këtyre rrugëve të tregtisë do të krijojnë shanse të mëdhapër ne dhe do të fuqizohemi nga pikëpamja tregtare. Në një kohë kur Serbia bëntregti me vendet e Detit të Zi, ne nuk kemi investime të rëndësishme në rrugëtregtare, por Serbia nuk ka rrugë hekurudhore apo detare. Prandaj sjelljen e njëhekurudhe në portin e Durrësit, duke e bërë një port të madh të gjithaBallkanit, nuk duhet ta shohim si ardhje të Serbisë në Adriatik, por si njërritje politike, ekonomike dhe gjeo-strategjike të shqiptarëve.
Kapri theksoi se marrëveshja e arritur me presidentitTrump dhe miliarda dollarë që që do investohen është një lajm shumë i mirë përshqiptarët
Kapri: Marrëveshja e arritur me presidentit Trump dhe miliardadollarë që që do investohen është një lajm shumë i mirë për shqiptarët. Ne kemiqenë një vend që kemi pasur rrugën Egnatia, por e kemi humbur këtë avantazh. Këtoinvestime do të rrisin mirëqenie e njerëzve. Me këtë logjikë bëmë edhe rrugën eKombit. Linjat e reja hekurudhore janë një mundësi për shqiptarët për të përfituardhe për tu lidhur me shumë vende. Portet tona janë të bëra në vitet '50-'60 dheaktualisht nuk kemi një hekurudhë të mirë. ShBA beson se rritja ekonomike do tëndikohet nga këto investime dhe prandaj janë të mirëpritura për shqiptarët.
Referuar çështjes së liqenit të Ujmanit, Kapri tha seduhet parë teknikisht dhe se çështje të tilla zgjidhen me marrëveshje.
Kapri: Çështja e liqenit të Ujmanit ngjall emocion, por duhet parëteknikisht. Shqipëria aktualisht ka marrëveshje me Maqedoninë e Veriut përmenaxhimin e baseneve ujore. Këto çështje zgjidhen me marrëveshje, prandaj nuk duhettë nxitohemi të themi se Serbia ka cenuar sovranitetin e Kosovës. Unë mendoj seKosova do të përfitojë shumë nga pikëpamja ekonomike. Nga ana tjetër, të qenitaleat me dy kombet më të fuqishme në botë, ShBA dhe Izraelin është një fat imadh për shqiptarët dhe kjo duhet shfrytëzuar në maksimum. Uroj që elitapolitike në vend të bashkëpunojë në shumë fusha.
Intervistoi Eneida Ndoci, përgatiti A. Kurti