Fituan tregun, Vuçiç: Marrëveshje vetëm me ShBA, Kosovën nuk e njohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e konsideron në dobi të vendit të tij marrëveshjen e nënshkruar të premten në Uashington.

Në një konferencë për gazetarët, Vuçiç tha se Serbia ka bërë marrëveshje bilaterale me ShBA dhe se pala e tretë, Prishtina, nuk është pranuar prej tyre si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Duke shpalosur fitimet që sipas tij kasiguruar nga marrëveshja, Vuçiç veçoi hapjen në Beograd të Zyrës së Fonditamerikan për Zhvillim, që do të japë një sinjal të fuqishëm për të gjithaagjencitë kreditore, për të gjithë investitorët, si ata amerikanë, ashtu edhepër ata perëndimorë.

Sa i përket dakordësisë së Prishtinës për t'ubërë pjesë e minishengenit ballkanik, Vuçiç deklaroi se Serbia ka arritur tëgarantojë tregun e përbashkët me Kosovën.

"Nukka rëndësi se e kujt është ideja, e ne fakt ka qenë e jona. Ne do ta kemitregun e përbashkët. Nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa e kështu meradhë. Me këtë do të sigurojmë qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave,kapitalit, shërbimeve. Kjo është me rëndësi së pari për serbët e Kosovës, e mëpastaj për të gjithë qytetarët tanë, për gjithë Serbinë. Ekonomia jonë kahumbur gjysmë miliardi euro vetëm për një vit për shkak të taksës. Diçka tëtillë nuk do të  ndodh më. Ne kemiekonominë më të fuqishme, prandaj minishengeni është i rëndësishëm për ne, paçkase nga kjo përfitojnë edhe të tjerët" - deklaroiVuçiç.

Sa i përket ndërtimit të hekurudhës mes dyvendeve, presidenti serb ka shmangur diskutimet për daljen në Adriatik, por upërqëndrua në faktin se për Beogradin është me rëndësi që linja të kalojënëpërmjet Merdarës.

"Jemidakorduar për ndërtimin e hekurudhës, se si ta lidhim atë pjesë, pra Prishtinënme Serbinë Qëndrore përsëri përmes Merdares. Përse përmes Merdares? Sepse disakanë dashur që të marrin kontrollin e stacioneve hekurudhore serbe, tëndërtohet hekurudha nëpërmjet veriut të Kosovës dhe që Republika e Serbisë tëmos ketë kurrfarë kontrolli mbi atë hekurudhë. Ne i referohemi Merdares sipikëkalim administrativ dhe duhet të jem i drejtë këtu edhe amerikanët i janëreferuar njesoj, pra nuk i janë referuar si pikë kufitare, kjo gjë është shumë e rëndësishme për ne" - tha Vuçiç.

Për Aleksandar Vuçic heqja e pikës 10 ngamarrëveshja që fliste për njohje reciproke mes dy vendeve, ishte arritja më emadhe e Serbisë në këto negociata.

I pyetur sa i mundur është zbatimi në terren imarrëveshjes, presidenti serb sfidoi shqiptarët duke deklaruar se nëse mendojnëse mund të luajnë me Amerikën, le ta provojnë.