"Vuçiç dhe Hoti para Trump si nxënësit te Profesori", Spahiu: Ja sa i kushton Kosovës njohja nga Izraeli
Njohja e Kosovës nga Izraeli u konsiderua si një ngasukseset më të mëdha që prodhoi marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nëUashington.
Por Nexhmedin Spahiu, analist i njohur në Kosovë, thotë seshteti i tij e "bleu shtrenjtë" atë njohje.
Për Rtv Ora, ai thotë se kundrejt njohjes, Kosova do tëduhet ti kthejë pronat bashkësisë hebreje dhe bëhet fjalë pikërisht për zonënku sot ndodhet godina e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Spahiu: Ishte momenti mëi volitshëm të mbërrihej një "pazar" për njohjen e Kosovës.Marrëveshjaishte më tepër marrëveshje me Izraelin sesa me Serbinë. Kosova pagoi një çmimgoxha të lartë që të marrë njohjen nga Izraeli, si kthimi i pronave për bashkësinëhebrenje në Kosovë. Sinagoga ka qenë në vendin ku sot është parlamenti dheqeveria e Kosovës, objekte qindra milionëshe. Nëse kjo duhet ti kthehet bashkësisëhebrenje mund ta imagjinoni sesa i kushton Kosovës.
Një tjetër problem është vendosja e Ambasadës së Kosovës nëJeruzalem që sipas tij shkakton probleme të mëdha në raport me vende të tjera qëjanë kundër.
Spahiu: Përveç SHBA nuk ka asnjë ambasadë tjetër të vendosurnë Jeruzalem.Një çmim i lartë për Kosovën por më shumë për Serbinë.
Risia e vetme e atij dokumenti që u firmos në Shtëpinë eBardhë sipas Spahiut ishte moratoriumi.
Spahiu: Është vetëm një ripotencimi marrëveshjeve të bëra, nuk ka asgjë të re. Veç premtimi për moratorium, Serbiatë mos lobojë kundër njohjeve të Kosovës, dhe Kosova të mos kërkojë anëtarësimnë organizma ndërkombëtare.
Po kush përfitoi prej marrëveshjes?
Spahiu: Marrëveshja ishteshumë e dobishme për presidentin Trump në fushatën zgjedhore sepse ka fituarlobin hebre, shumë i fuqishëm. SHBA eleminon rivalët dhe ndikimin në Ballkan,sidomos Kinën dhe Rusinë. Përfituese nga marrëveshja është dhe Izraeli. Përfituestjetër është Serbia për shkak të zbutjes së raporteve me SHBA që i ka pasur tëtensionuara. Në fund Kosova që ka marrë një njohje më tepër.
Ai u ndal edhe tek referimi që i bëri kryeministri izraelitKosovës si shtet mysliman.
Spahiu: Kosova është njështet laik. Netanyahu i referohej si shtet mysliman.Për më tepër në të njëjtën deklaratën Serbisë i referohej si Country kurseKosovës State. Kanë një dallim shumë të madh.Kjo e bën të paqartë akoma nëseIzraeli zyrtarisht e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës apo do ta bëjë nëproces bashkë me vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Jashtë vëmendjes sëtij nuk ka kaluar edhe arroganca me të cilën i trajtoi Presidenti amerikan liderëte dy shteteve.
Spahiu: Serbia mund të kërkojë gjëra të tjera përnjohjen dhe të shohim deri ku do të ndajë pazarin. Serbia kërkon të marrë sa mëshumë për të shitur njohjen. Në Uashington ishte një rast ideal të ndodhë pornuk ndodhi. Trump i trajtoi shumë keq presidentin serb dhe kryeministrin eKosovës, shikoni fotografinë ku dukeshin si nxënësit para profesorit.Nuk kishteas flamur të Kosovës dhe as Serbisë. Edhe pritja që i bëri Bush Berishës ishteshumë më dinjitoze sesa kjo që Trump u bëri këtyre dy liderëve shtetërorë.
Në Uashington Kosova u pajtua që të bëhet pjesë e minishengenitballkanik aq shumë të kontestuar prejsaj dhe Spahiu tërheq vëmendjen e mungesës së vizionit nga ana e liderëve të Kosovës.
Spahiu: Liderët e Kosovës nuk kanë vizion, nuk dinë të përceptojnë interesat e Kosovës, nuk mendojnë më larg se hunda. Imagjinoni një situatë ku vendet fqinje ti mbyllnin kufirin Kosovës. Asnjë aeroplan nuk do të mund të fluturonte në Kosovë. Nëse do të ndalonin qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, Kosova do të vdiste urie, nuk do të kishte ku të blinte as kripë. Momentin që Kosva acaron marrëdhëniet me secilin nga fqinjët i rëndohet situata ekonomike.Ka qenë një budallallëk i liderëve kosovarë që tani duhet të kafshojnë gjuhën dhe të përtypin turpin dhe me akuzat që i kanë bërë kryeministrit të Shqipërisë dhe gjithçka kanë deklaruar deri tani. Gjithçka kanë pështyrë po u kthehet mbrapsht në fytyrë.
Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana