Restoranti japonez punëson bodybuilding për të shpërndarë sushi

Kriza e pandemisë ka nxitur pronarët e restorantevetë bëhen më kreative për të shtuar shitjet. Në Japoni, pronari i një restorantisushi ka dërguar miqtë e tij bodybuilding të shpërndajnë porositë tek klientët.Masanori Sugiura thotë se të ardhurat e restorantit janë rritur ndjeshëm.

Nga ky lloj shërbimi, me të ashtuquajturit “DeliveryMacho", 41-vjeçari tha se ka arritur të fitojë rreth 14,000 dollarë nëmuaj, që në fund të majit. Sugiura fillimisht punësoi gjashtë nga miqtë e tij,të cilët punonin në palestra fitnesi si staf të shpërndarjes së sushit, pasi mbetëntë papunë gjatë pandemisë.

Pas dorëzimit të porosisë, djemtë heqin këmishat dhepozojnë për foto duke ruajtur distancën shoqërore me klientët e tyre - tëgjitha për një minimum prej 66 $ të shpenzuara për porosi.

Shërbimi është bërë viral në mediat sociale, dhesipas Sugiura, restoranti i tij merr mesatarisht rreth 10 porosi në ditë.