Bolivi, banorët varrosin familjarët fshehtas në orët e natës
Pandemia e koronavirusit ka mbërthyer shtetine Bolivisë, duke ua thelluar pikëllimin banorëve të varfër amerikanojugorë.
Varrezat e kryeqytetit bolivianë raportojnë njërritje me 580 për qind të kërkesave për varre të reja për personat që nuk kanëmundur t'i mbijetojnë sëmundjes infektive.
Për shkak se hapësirat e lira mungojnë osekushtojnë shumë, familjet e dëshpëruara tashmë po u kthehen varreve klandestineose po i groposin të afërmit e tyre fshehtazi.
"Kanëprovuar t'i varrosin gjatë natës, në orën 8, 8 e gjysmë, në 2 apo në 5 të mëngjesit.I shtien edhe mbi varret e tjera duke hapur gropa vetëm 1 metër, jo më 2 apo 3metra. Pastaj vjen policia dhe i heq."
Bolivia është nga vendet më të varfra tëAmerikës Latine, ku sëmundja e kovidit-19 prej fillimit të saj ka infektuar mbi117 mijë persona dhe zyrtarisht ka vrarë rreth 5,200 mijë banorë.
Ekspertët e pavarur thonë se bilanci real iviktimave është afro trefish më i lartë, ndërsa autoritetet lokale shprehen senë këtë situatë, ata e kuptojnë dilemën e familjarëve me varrezat.
"Ekemi të pamundur ta hetojmë çështjen e varrezave klandestine. Ne e kuptojmëdhimbjen e këtyre familjeve. Ata i zhvarrosin kufomat në orët e para të mëngjesitose i marrin me vete në fshat. Aq e kanë fuqinë ekonomine. Nuk i detyrojmë dottë shfrytëzojnë varrezat."
Mësohet se rastet pozitive me koronavirus nëvend morën hov në muajin gusht pas protestave qytetare për shtyrjen ezgjedhjeve të përgjithshme për shkak të situatës me pandeminë.
E gjithë Amerika Jugore mbetet vatër einfeksionit të kovidit, teksa strehon 8 për qind të popullatës globale por numëronmë shumë se 43 për qind të totalit të vdekjeve prej tij në botë.
Në rang kontinenti, Brazili kryeson listën me4 milionë të infektuar dhe 124 mijë jetë të humbura, ndjekur nga Meksika,Peruja dhe Kolumbia, ndërsa anembanë globit, bartësit e konfirmuar mekoronavirus raportohet se kanë arritur në 26 milionë dhe afro 870 mijë janëviktimat.