U infektua me Covid-19, Silvio Berlusconi shtrohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2020, 09:31
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano, dy ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Nediat italiane shkruajnë se Berlusconi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, por nuk ishte në trajtim intensiv.
Senatori i Forza Italia Licia Ronzulli i tha Agorà Rai në Rai3: “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital ? Ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19”.
Deri më tani në Itali janë shënuar mbi 35 mijë viktima dhe 273 mijë të infektuar.