Rusia stërvitje ushtarake në Mesdheun Lindor
Qiproja po kthehet sërish në shkak grindjesh në Mesdheun Lindor, duke vënë përballë këtë radhë Rusinë me Turqinë. Flota ruse ka parashikuar stërvitje ushtarake në hapësirën qipriote në kohën kur Ankaraja dhe Athina ende nuk po zgjidhin konfliktin për territore detare.
Rusia, një nga superfuqitë ushtarake të botës, mund tëprovokojë tensione të reja në Mesdheun Lindor tashmë të trazuar nga konfliktiTurqi-Greqi.
Ankaraja njoftoi se flota ruse ka planifikuar të mbajëstërvitje ushtarake në datat 8 deri 22 shtator në zonën në jug të ishullitKastelorizo, ku anija turke "Oruç Reis" po kërkon për hidrokarbure.
Ndërkohë më 17 deri 25 shtator, flota ruse gjithashtudo të simulojë manovra luftarake afër bregdetit të Qipros, ku anija tjetërturke, "Barbaros", po studion terrenin për naftë.
Stërvitjet e Rusisë lajmërohen pak orë pasi Turqiakritikoi një qëndrim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e embargossë armëve kundrejt Qipros.
Ankaraja pretendon se vendimi do të rritë më tejtensionet e saj me fqinjin ishullor dhe Greqinë, ndaj apeloi Uashingtonin tërivendosë masën e marrë tri dekada më parë përndryshe pala turke do përdorëreciprocitetin për të garantuar sigurinë e qytetarëve turkoqipriotë në Qipro.
Rusia nuk e njeh Republikën Turke të Qipros Verior,dhe stërvitjet e fundit ende nuk janë sqaruar a janë në mbështetje të Turqisë përsa i përket konfliktit të saj për territore detare me Athinën.
Krah Athinës qëndron edhe administrata grekoqipriotedhe Bashkimi Europian, i cili i ka bërë thirrje palës turke të heqë dorë ngapretendimet e reja për naftë dhe gaz në rajon.
Pas retorikës së ashpër të javëve të fundit, të mërkurënpresidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, u shfaq më i hapur për tryeza të përbashkëtame Greqinë.
Erdoan propozoi një takim ku secila palë të dalë efituar, porse në këtë tryezë mund të ulej çdo aktor tjetër përveç Qipros Jugortë afërt me Athinën.
Komentet e tij pasuan deklaratën e Sekretarit tëShtetit amerikan, Majk Pompeo, që bëri thirrje për një moratorium Turqi-Greqidhe për fillimin e dialogut dypalësh.