Çudit Trump: Votoni dy herë!

Presidentii Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka çuditur edhe njëherë opinionin publikvendas dhe ndërkombëtar, ndërsa i ka bërë thirrje amerikanëve që të votojnë dyherë në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse këtë nuk e lejon ligji. Lideri iUashingtonit, e bëri këtë deklaratë në vazhdën e kritikave për sistemin ebrendshëm elektoral, ndërsa ka vënë në pikëpyetje rregullsinë në numërimin evotave me postë.

I njohur për deklaratat që shkaktojnë shpesh herëpolemika, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka qëlluar sërish, ndërsa në njëdeklaratë të habitshme të bërë në orët e fundit, ai u kërkoi votuesve nëKarolinën e Veriut që të votojnë dy herë në zgjedhjet e nëntorit edhe pse dickae tillë është e jashtëligjshme.

Thirrja e liderit të Shtëpisë së Bardhë erdhi si njëkritikë e vazhdueshme për sistemin e brendshëm elektoral.

Në javët e fundit, numri një i Uashingtonit ka thënëvazhdimisht se votat e dërguara me postë bëhen shpesh herë objekt ifalsifikimeve dhe ka propozuar ndalimin e tyre.

Dhe sipas Trump, për ta provuar këtë, qytetarët mundta vërtetojnë duke votuar dy herë, një herë fizikisht dhe herën e dytë dukedërguar votë me postë. I pyetur për dicka të tillë, Trump e mbrojti deklaratënduke thënë se nëse sistemi është perfekt, atëherë këto vota do të shpallen tëpavlefshme.

“Lërini qytetarët të votojnë nga dy herë. Nëse sistemi është aq i mirë sa thonë, atëherë me siguri votat do të shpallen të pavlefshme.”

Deklarata e Trump është pritur me kritika nga ana ezyrtarëve të ligjit.

Prokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Veriut, JoshStein, shkroi në twitter se thirrja e Trump është e pavend.

Sipas tij, Presidenti po inkurajon njerëzit që tëthyejnë ligjin me qëllim që të sjellë kaos në procesin zgjedhor.