Horror në Gjermani, gjenden trupat e pajetë të 5 fëmijëve, dyshohet se i vrau e ëma

Trupat e pesë fëmijëve janë gjetur në njëapartament privat në një bllok të madh banesash në qytetin perëndimor gjermantë Solingen, në Gjermani.

Policia thotë se dyshohet një nënë 27-vjeçarepër vrasjen e fëmijëve.

Janë dhënë pak detaje në lidhje me shkakun evdekjes ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në bllokun e banimit në zonënHasseldelle të enjten pasdite.

Duke iu përgjigjur thirrjes rreth orës 13:45me kohën lokale, policia tha se ata arritën në ndërtesë për të zbuluar trupat epesë fëmijëve - tre vajza dhe dy djem - të moshës nga një në tetë.

Një fëmijë i gjashtë, thuhet se ishte njëdjalë 11-vjeçar, i cili fatmirësisht mbijetoi.

Gjyshja e fëmijëve, e cila jeton 60 km larg nëqytetin Mönchengladbach, kishte njoftuar shërbimet e urgjencës në lidhje mengjarjen.

Zëdhënësi i policisë Stefan Weiand tha se nënae fëmijës ishte "plagosur rëndë" pasi u hodh para një treni nëDusseldorf dhe po trajtohej në spital.

"Historikudhe detajet e mëtejshme nuk dihen në këtë pikë dhe kjo është ajo që ne popërpiqemi të zbulojmë," u tha z. Weiandgazetarëve.

Policia tha se ata shpresonin të mësonin mëshumë rreth ngjarjes tepër tragjike pasi folën me nënën.

Hyrja në bllokun e banesave në Solingen ështëmbyllur dhe imazhet tregojnë makina policie dhe ambulanca që rreshtojnë rrugët,me oficerë të mjekësisë ligjore në vendngjarje.

Policia pritet të japë më shumë informacion sëshpejti në lidhje me këtë ngjarje kaq të rëndë.