Turqia dënon ribotimin e karikaturave të Muhamedit nga "Charlie Hebdo", akuzon Macron për blasfemi

Turqia ka dënuar ribotimin e karikaturave të kontestueshmetë profetit mysliman Mohamed nga gazeta satirike franceze "Charlie Hebdo",ndërsa ka kritikuar edhe Presidentin Emmanuel Macron për "mbrojtjen e tëdrejtës për të blasfemuar" në mesin e tensioneve të forta midis Ankarasëdhe Parisit.

"Nedënojmë me forcë vendimin e gazetës Charlie Hebdo për të ribotuar karikaturatfyese për besimin tonë dhe profetin tonë," tha një zëdhënës i Ministrisësë Jashtme turke.

Ankaraja gjithashtu kritikoi Presidentin francezMacron, i cili sipas saj po "mbron të drejtën e blasfemimit" dhe thase ishte e papranueshme të justifikonte botimin e karikaturave të diskutueshmenë emër të lirisë së shprehjes.

Ribotimi i kopertinës së gazetës satirike të karikaturaveMuhamed me rastin e fillimit të gjyqit kundër ndihmësve të terroristëvexhihadistë nga sulmet e janarit 2015 në Francë, sipas Ankarasë mund të nxisëurrejtje kundër Islamit dhe të huajve.

Islamitradicional e konsideron portretizimin e një profeti si blasfemi.

Reagimiturk vjen mes tensioneve të forta midis Ankarasë dhe Parisit rreth planeveturke për të eksploruar Detin Mesdhe, i cili besohet të jetë i pasur me naftëdhe gaz dhe për të cilin Greqia po garon.

Presidentiturk Rexhep Tajip Erdogan qortoi Francën për pozicionimin krah palës greke.

Por lajmi i mirë erdhi në orët e pasdites së sotme, kuTurqia dhe Greqia janë dakordësuar të nisin një dialog teknik me ndërmjetësimine NATO-s.