Vetëm 3 ditë pasi rifilloi mësimi, Franca detyrohet të mbyllë përsëri shkollat
Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha tëpremten se 22 shkolla në të gjithë Francën janë mbyllur për shakk të rasteve mekoronavirus, veteëm disa ditë pasi 12 milionë studentë u kthyen në shkollë.
“Në Francën kontinentale aktualisht ka 12shkolla të mbyllura nga një total prej më shumë se 60,000, e cila është njëshifër e vogël. Përveç kësaj, 10 shkolla në La Reunion (një departament franceznë Oqeanin Indian) u mbyllën, gjë që shkon në 22”, i tha Blanquer radios Evropa1.
Deri në 130 klasa janë ndërprerë dhe ministritha se autoritetet po hetonin çdo ditë rreth 250 incidente në lidhje meCOVID-19 në shkolla.
Këto incidente janë të lidhura kryesisht mefaktorë jashtë shkollës, që lidhen me njerëz që mund të ishin infektuar gjatëverës, tha ai.
Nëse një shkollë raporton më shumë se treraste koronavirusësh, shkolla mbyllet përkohësisht, tha Blanquer.
Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se kishte regjistruar më shumë se 7,000 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, për herë të dytë në dy ditë, nga një rekord prej 7,578 i vendosur në 31 mars raporton France24.