Emigrantët mësyjnë Britaninë e Madhe, 409 persona kaluan kanalin brenda ditës
Më shumë se 400 emigrantë kanë kapërcyer kanalin anglez me anije të vogla - një rekord ky për një ditë të vetme.
Forca Kufitare ka kapur 409 persona, përfshirë fëmijë tëvegjël, në bordin e 27 anijeve, ndërsa të tjera anije po kontrollohen.
Disa nga emigrantët mbanin fëmijë shumë të vegjël për të ecur.
Kryeministri Boris Johnson më herët të mërkurën tha se Mbretëriae Bashkuar ishte bërë "një shënjestër dhe një magnet për ata që do tëshfrytëzonin njerëzit e pambrojtur në këtë mënyrë".
Në një episod tjetër, 53 njerëz u shpëtuan nga autoritetetfranceze pasi u gjetën në vështirësi parase të arrinin ujërat britanike.
Rreth 145 njerëz kishin kapërcyer kanalin me 18 anije tëvogla të martën.
Deti i trazuar nga Stuhia Françesk i bëri të pamundura kalimet në fund të gushtit,por kushtet janë përmirësuar në dy ditët e para të shtatorit.
Duke folur në Commons, kryeministrit Johnson tha: "Unë kam një simpati të madhe për ata që janë të dëshpëruar dhe vendosin fëmijët e tyre në gomone për të kaluar kanalin. Por unë duhet të them atyre që gjithçka ata po bëjnë është se po bien pre e bandave kriminale dhe po shkelin ligjin. Kalime të tilla minojnë pretendimet legjitime të të tjerëve që kërkojnë azil në këtë vend".

