Mbani maskë edhe kur të bëni seks, propozimi i mjekes

Prej thuajse 1 viti,koronavirusi ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës tonë.

Tashmë të gjithësillemi në mënyrë më të kujdesur në raport me njëri -tjetrin për të evituar samë shumë mundësitë e infektimit.

Mjekët kanadezëshprehen se edhe seksi në kushtet e pandemisë është bërë pak i komplikuar. Atapropozojnë që të evitohen sa më shumë puthjet, madje më e mira të përdorenmaska gjatë aktit seksual.

Drejtoresha e ShëndetitPublik në Kanada, Dr. Theresa Tam gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme(2 shtator) u shpreh se duhet të ruhemi sa më shumë nga virusi madje dhe gjatëakteve seksuale.

Gjithashtu ajo tha semarrëdhëniet intime duhet të shmangen nëse secili person ka simptoma të Covid-19.

Sigurisht, këshillat më të zakonshme shëndetësore gjithashtu u bënë jehonë  për të vazhduar të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë përdorimin e masave mbrojtëse.