Sulm i armatosur në Nigeri, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm iarmatosur në shtetin e Nigerisë.

Shumica e viktimave janë nga grupe vigjilente lokale dheoficerë policie.

Koordinatori i sigurisë i shtetit, koloneli në pensionKabiru Muhammad Maikundi, tha se personat e armatosur mendohej se kishinplanifikuar të rrëmbenin banorët kur mbërritën me motorë në qytetin e Dukku nëzonën e Rijau.

Anëtarët e grupit vigjilent të cilët janë formuar për të mbrojtur banorët u vranë më pas në përleshjet me sulmuesit, shkruan BBC.

Shteti i Nigerisë është një nga disa shtetet në Nigerinë qendrore dhe veri-perëndimore ku bandat kriminale të armatosura shpesh kryejnë vrasje, plaçkitje dhe rrëmbime për shpërblim.

Përpjekjet e kombinuara të forcave të sigurisë dhe vigjilentëve lokalë nuk kanë arritur t'i japin fund dhunës deri më tani.